Benedikt Howedes i jep fund me futbollin e luajtur. Mbrojtësi gjerman kampion bote ka vendosur ditën e sotme të “vari këpucët”, në goxhdë dhe të tërhiqet nga futbolli. Mbrojtësi 32-vjeçar mbylli aventurën e tij me Lokomotivën e Moskës dhe tashmë mori një vendim për t’u larguar përfundimisht.
Në të kaluarën ai ishte pjesë e Schalke 04 për shumë vite, ndërsa u huazua edhe një sezon te Juventusi ku fitoi titullin kampion në Itali. Gjithashtu Howedes ishte pjesë e Gjermanisë në botërorin e 2014 ku skuadra e drejtuar nga Joachim Low fitoi Kupën e Botës. Pas Andre Shurrle disa ditë më parë tashmë është radha e Howedes që të largohet përfundimisht nga futbolli.