
Inter ka bërë publike listën e lojtarëve që janë regjistruar deri në këto momente në Serie A. Ajo që bie në sy është se portugezi Joao Mario është lënë sërish jashtë grumbullimit nga trajneri Conte. Trajneri nuk e sheh mesfushorin pjesë të projektit as këtë sezon, teksa vitin e shkuar lojtari luajti në huazim me Lokomotivën e Moskës.
Grupi Suning që drejton zikaltërit kërkon një shitje përfundimtare të lojtarit, me kontratën që I skadon në verën e 2022. Për shërbimet e 27 vjeçarit janë në garë gjashtë klube. Neëcastle, Leed United dhe Ëest Ham nga Anglia, Valencia e Betis në Spanjë, si dhe Gallatasaray në Turqi.
Poll