
Joao Mario është futbollisti më i ri i Benficës. Inter që kishte në pronësi lojtarin ka vendosur ta shesë te Shqiponjat e Lisbonës, duke bërë që rivalët e qytetit, Sporting të mbetet thatë. Për mesfushorin kishte dëshirë nga dy klubet, me Sporting që e ka pasur në huazim lojtarin.
Zikaltërit vendosën ta shesin te Benfica për 12 milionë euro, teksa pakënaqësitë nga Sporting janë të qarta. I afruar në 2016 te Inter, Joao është produkt i Sporting Lisbone dhe një kalim te rivalët ka lënë shije të hidhur te bardhjeshilët. Së fundmi Joao Mario fitoi titullin kampion me Sporting.
Poll