Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Iker CASILLAS vendos për të ardhmen, Real MADRID emocionon me dedikimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Iker CASILLAS vendos për të ardhmen, Real MADRID emocionon me

Iker Casillas I ka dhënë fund me futbollin e luajtur. Edhe pse pas një problem dhe operacioni serioz mjekët I thanë të mos luante më, spanjolli u rikthye përpara 1 viti në fushë për të fituar titullin këtë sezon me Porton.

Ish-I I Spanjës dhe Real Madrid pritet të marrë rol drejtues në Portugali ose Spanjë, ndërsa kjo dorëheqje nuk është kaluar në heshtje nga Real Madrid. Kampionët e Spanjës I kanë kushtuar një deklaratë zyrtare ish-kampionit të tyre, teksa kanë emocionuar me fjalët e shkruara në të.

"Pas njoftimit të Iker Cassillas për pensionimin e tij nga futbollit, Real Madrid dëshiron të tregoje mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.

Sot, një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë tonë 118 vjeçare, një lojtar të cilin e duam dhe admirojmë, një portier që ka zmadhuar emrin e Real Madrid me punën dhe sjelljen shëmbullore, I thotë lamtumirë futbollit profesionist.

Portieri më i mirë në historinë e Real Madrid erdhi në shtëpinë tonë kur ishte 9 vjeç, u stërvit dhe luajti për 25 vite, duke qenë një nga kapitenët ikonë të ekipit tonë. Casillas ka fituar dashamirësinë e Real Madrid dhe është një pikë referimi për vlerat që klubi ynë mbart", shkruhej mes të tjerash në komunikatën e madrilenëve.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga