Wolves në Premier League dhe Sampdoria në Serie A kanë mbetur pa trajner. Humbjet respektive në dy kampionatet kanë sjellë pasoja për trajnerët Bruno Lage dhe Marco Giampaolo.
6 pikë në tetë ndeshje janë shumë pak për mbijetesën në Angli, me Ujqërit që kanë vendosur të largojnë 46 vjeçarin. Pavarësisht afrimeve të mëdha këtë verë, ecuria e dobët vazhdoi edhe këtë sezon, pasi Wolves ka fituar vetëm një ndeshje në 15 të fundit në të dy sezonet, duke sjellë edhe shkarkimin e Lage.
Në Serie A, Sampdoria humbi sot 0-3 me Monza, duke sjellë shkarkimin e Giampaolo. Lajmet janë zyrtarizuar nga dy klubet.
Bruno Lage
Poll