
Tashmë është zyrtare. Thorgan Hazard është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund.
Vëllai i sulmuesit të shumëkërkuar nga Reali i Madridit ka firmosur me verdhezinjtë nga Monchengladbach deri në vitin 2023. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare në Tëitter e klubit gjerman.
"Unë jam mirënjohës për pesë vitet e kaluara te Borussia Monchengladbach dhe kam kujtime shumë të mira. Kjo ishte koha e përkryer për të bërë hapin tjetër në karrierën time. Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmund. Ky është një klub i madh me tifozë të pabesueshëm. "-ishin fjalët e para të Hazard.
Ich packe meine Kiste und nehme mit...#Hazard2024 pic.twitter.com/p651I64d8T
— Borussia Dortmund (@BVB) May 22, 2019
Poll