
Aristidi Kolaj bën hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i talentuar i Kombëtares largohet përfundimisht nga Sassuolo dhe firmos në Serie B me Alessandria.
Kolaj ka qenë pjesë e të rinjve të Sassuolos pa debutuar me skuadrën e parë, ndërsa ka qenë i huazuar në Serie C te Pro Patria sezonin e kaluar. Tashmë, Kolaj largohet përfundimisht nga skuadra e Serie A për të kaluar në Serie B te Alessandria ku pritet të luajë si titullar.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi i Sassuolos në rrjetet sociale teksa njoftojnë se 22-vjeçari është është shitur përfundimisht te Alessandria. Kolaj ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares U21 teksa është aktivizuar në 8 ndeshje dhe mund të jetë një opsion për trajnerin Reja në Kombëtaren e madhe.
#Calciomercato
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) July 15, 2021
Doppia operazione in uscita con l'Alessandria Calcio: Alessandro #Russo ceduto in prestito, cessione a titolo definitivo per Aristidi #Kolaj
Il comunicato ufficiale è online su https://t.co/kFYX3wzgFR#ForzaSasol