
Rabjon Goga është futbollisti më i ri i Pogradecit. Është vetë klubi liqenorë që zyrtarizon afrimin e rradhës pas Jurgen Peqinit me një postim në rrjete sociale. Goga luan si qendër-sulmues dhe së fundi ishte pjesë e Besës në Kategorinë e Parë me të cilët shënoi 1 gol.
20-vjeçari do të jetë përforcim në majën e sulmit për trajnerin Samuel Nikaj, i cili së bashku me Jurgen Peqinin do të ‘blindojnë’ këtë repart ku bëjnë pjesë edhe Topllari, Alillari e Kazeem të cilët kanë mbajtur peshën më të madhe në gjysmën e parë të sezonit.
Pogradeci është në rrugën e duhur për t’u ngjtur në të Parën teksa aktualisht kryeson Grupin B me 26 pikë, 1 më shumë se Luftëtari. Ndeshja e rradhës për ta është ndaj Këlcyrës në transfertë më 11 shkurt.