ZYRTARE/ Eneo Bitri ‘sfidon’ Ernest Muçin, ish-kapiteni Partizanit prezantohet në Poloni
Shkruar nga NEWSPORT
Eneo Bitri është futbollisti më i ri i KS Cracovia në Poloni. Është klubi polak që zyrtarizon afrimin e mbrojtësit shqiptar me një postim në rrjete sociale. Bitri po i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të hedhë firmën mbi kontratën e re.
Klubi polak ka paguar 75 mijë euro për huazimin 6-mujor dhe në fund të sezonit do të paguajë edhe 350 mijë euro të tjera. Cracovia bëhet ekipi i tij i 7 në karrierë dhe i 5-ti në 3 sezonet e fundit, pas Partizanit, Banik Ostrava dhe së fundmi Valerenga.
Në elitën polake ai do të rigjejë ish-rivalët e kryeqytetit, Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhaka (Legia) si dhe ish-mesfushorin e Laçit, Julian Shehu (Widzew Lodz).