Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ E zeza mbi të bardhë, trajneri i Superligës firmos për 3 vite

Shkruar nga NEWSPORT

Shembulli si duhet të funksionojë një klub futbolli shqiptar vjen nga Drita e Kosovës. Pak më parë trajneri aktual Ardian Nuhiu zgjati kontratën dhe për tre vite të tjera. Stafi e ka konsideruar punën e tij të suksesshme dhe kështu tekniku që është në krye të Dritës prej shtatorit të 2018-ës, do jetë deri në vitin 2025.

Në krye të tij u fitua titulli kampion i sezonit 2019/20, ndërsa në këtë sezon po e mbyll në vend të tretë, me Ballkanin që u shpall kampion.

Njoftimi i Dritës në Facebook:
“Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin, Ardian Nuhiu
Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.
Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç'rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.
Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe klubi ynë beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.
Kujtojmë që trajneri Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.
FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, shkruhet në llogarinë e Dritës në rrjetin social Facebook.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga