Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ E ardhmja e Manuel NEUER, Bayern Munchen njofton vendimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E ardhmja e Manuel NEUER, Bayern Munchen njofton vendimin

Manuel Neuer do të qëndrojë edhe dy vitet e ardhshme te Bayern Munchen. Gardiani gjerman ishte pa kontratë këtë verë, pasi i skadonte, por drejtuesit e klubit bavarez kanë vendosur t’ia rinovojnë, duke e mbajtur në Allianz Arena deri në vitin 2024.

Neuer është ende një nga portierët më të mirë në botë dhe sapo ngriti titullin kampion të 10-të radhazi për Bayernin. Në total, Neuer ka luajtur 470 ndeshje për Bayernin, në 11 vite si pjesë e bavarezëve.

Kabineti i trofeve të Manuel Neuer, është për t’u pasur zili: 10 tituj kampion, 2 Champions League, 2 Botërore klubesh, 6 Kupa të Gjermanisë, si dhe një Botëror në 2014-ën me kombëtaren e Gjermanisë. Një portier fantasik!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga