Bayern Munich ka prezantuar zyrtarisht Leroy Sane. Ish-lojtari i Manchester City-t ka gjetur dakordësinë me bavarezët duke firmosur deri në 2025 dhe nga java e ardhshme do të nisë përgatitjet me klubin. Lojtari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore duke hedhur edhe të zezën mbi të bardhë.
Transferimi i Sane i ka kushtuar Bayern 50 milion euro, ndërsa drejtuesit bavarezë janë shfaqur të lumtur për marrëveshjen. "Jam i lumtur që ai vjen te ne. Është një lojtar i shkëlqyer dhe në ekip duam gjermanët më të mirë", u shpreh Rummenigge.

Poll