
Nuk ka më dyshime, Zekirija Ramadani do jetë trajneri i ri i Egnatias. Skuadra nga Rrogozhina shkarkoi pak ditë më parë, Gugash Maganin dhe tani ka gjetur “timonierin” e ri.
43-vjeçari që pak kohë më parë mbylli aventurën e tij me Prishtinën në Kosovë është rikthyer sërish në stol e këtë herë në Shqipëri.
Kjo nuk është herë e parë për Ramadanin në kampionatin shqiptar pasi në të kaluarën, ka drejtuar Flamurtarin në Superligë, kurse tani do të jetë pjesë e skuadrës së Egnatias.
Ditën e nesërme, tekniku do të kryejë stërvitjen e parë me skuadrën dhe objektivi primar do të jetë qendrimi në Superligë dhe pse jo diçka më shumë nëse rezultatet do të jenë pozitive.
LEXO EDHE: https://newsport.al/ishte-i-pranishem-ne-stadium-egnatia-arrin-akordin-me-trajnerin-e-ri/