
Bayern Munich ka zyrtarizuar nëpërmjet rrjeteve sociale afrimin e Matthijs de Ligt. Mbrojtësi 22- vjeçar vjen nga Juventus dhe kontrata e firmosur është deri në verën e vitit 2027.
Bashkë me Lucas Hernandez bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve. Shifra e shpenzuar për holandezin është 80 milionë euro bashkë me bonuset. Tashmë pritet të shihet në vazhdim potenciali i tij, teksa më poshtë mund të lexoni një pjesë të fjalës pas prezantimit.
“Jam shumë i lumtur të jem lojtar i këtij klubi të madh. Bayern është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga më të suksesshmit në Europë dhe gjithashtu në botë. Që nga fillimi ndjeva afrimin e sinqetë të drejtuesve, trajnerit, bordit, që më bindën. Bayern është klub që menaxhohet shumë mirë me synime të mëdha. Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e historisë së Bayern”, u shpreh De Ligt.