
Është anulluar ndeshja mes Sevillas dhe Romës, e vlefshme për fazën me eleminim për Europa League. Këtë njoftim e jep klubi roman nëpërmjet një njoftimi në kanalet e komunikimit, teksa thekson se për shkak të situatës nga Coronavirus nuk do të udhëtojë drejt Spanjës.
Ndeshja ishte programuar për nesër ne 18:55, duke bërë që gjithçka të anullohet. "As Roma nuk do të udhëtojë drejt Spanjës për ndeshjen e Europa League, për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale. Më shumë detaje do të njoftohen nga Uefa", shkruan klubi nga kryeqyteti italian. Kujtojmë se gadishulli apenin është zonë e kuqe, teksa për të lëvizu duhet leje e posaçme, çka siç duket nuk është dhënë në këtë rast.
L’#ASRoma non andrà in Spagna per il match di Europa League contro il Siviglia a causa della mancata autorizzazione da parte delle autorità locali. Maggiori dettagli saranno resi noti dalla UEFA pic.twitter.com/oWB5mGUKWA
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 11, 2020