
Mauricio Pochettino rinovon kontratën me PSG-në. 49-vjeçari argjentinas duket se është bindur nga afrimet "big" të bëra gjatë kësaj merkato dhe ka pranuar ofertën e drejteusve të klubit për të firmosur deri në 2023.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi francez në faqen zyrtare teksa ka bërë me dije arritjen e akordit dhe Pochettino do të qendrojë te PSG-ja tëpaktën deri në vitin 2023.
PSG-ja ka afruar deri më tani në merkato lojtar si, Wijnaldum, Ramos, Hakimi dhe Donnarumma, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëjë edhe disa përforcime të tjera.
Poll