
Trajneri i njohur, Sulejman Starova I ftuar në emisionin "Pressing" analizoi humbjen 2-4 të Vllaznisë ndaj Kukësit. Në fjalën e tij, Starova u shpreh se goli i 3-të I shënuar nga Kukësi ishte faj i portierit Zogovic.
"Vllaznia nuk është dorëzuar sepse është në vend të dytë me 10 pikë. Dorëzimi ndodh në fund të kampionatit. Ishte ndeshje e fortë me të gjitha rezultatet.
Janë skuadër e re dhe pranohen të tilla rezultate, edhe humbet. Në vazhdimësi dalin edhe disa dobësi dhe siç e tha Marku kanë mundësi të riparojnë gabimet. Goli i 3-1 ishte gabim i portierit (Zogoviç). Një skuadër që do të luajë në nivele të larta duhet të ketë një portier më cilësor.
Hallaçi e respektoi Vllazninë, por tha me të drejtë se ne jemi Kukësi. Në të gjitha ndeshjet që kam parë, ka patur shumë difekte, probleme në vendosje", u shpreh Starova mes të tjerash.