
Real Madrid do të luajë ditën e nesërme sfidan e radhës në kampionat ndaj Huecas. Madrilenët presin në shtëpi një skuadër të lehtë në letër, por trajneri Zidan në konferencën për shtyp theksoi se nuk e nënvlerëson këtë ndeshje dhe nuk mendon për ndeshjen ndaj Interit të martën për Champions League.
Finale ndaj Interit? "Për mua finale është ndeshja e nesërme ndaj Huesca. Finalet për ne janë ndeshjet e radhës dhe nuk mendoj për Interin. Ne luajtur kundër Barcelonës dhe fituam e tani luajmë kundër Huescas dhe kjo ndeshja ka të njëjtën vlerë 3 pikët", u shpreh Zidane.
Real Madrid ka vetëm një pikë në grupin e tyre në Champions League pasi kanë humbur ndaj Shakhtar dhe barazuan ndaj Munchegladbach, ndërsa sfida e radhës do të jetë përballë Interit ditën e martë.