
Paul Pogba vijon të mbetet dëshira numër një për Zinedin Zidan. Siç raporton e përditshmja spanjolle "AS", trajneri i Real Madrid e do yllin francez në skuadrën e tij. Bëhet me dije që tekniku i njohur ka kërkuar një sforco financiare për të tentuar lojtarin e United në këtë merkato janarit.
Gjasat që të ndodhë transferimi janë të vogla, megjithatë ai do të provohet me këmbëngulje edhe në qershor. Fillimisht Real Madrid duhet të mposhtë konkurrencën e Juventus, që prej muajsh është vënë në ndjekje të yllit francez.
Poll