
Real Madrid po mendon që tani për merkaton e janarit. Dëshira e madhe e trajnerit Zidan mbetet padyshim, Paul Pogba. Mesfushori francez nuk e ka fshehur dëshirën për të firmosur në Madrid, por duket se presidenti Perez ka një tjetër dëshirë.
Bëhet fjalë për Van De Beek të Ajax që pëlqehet shumë nga numri një I Real Madrid dhe në merkaton e janarit pritet të ketë një ofertë për klubin hollandez. Mesfushori kërkohej edhe gjatë merkatos së verës, por madrilenët nuk arritën të firmosin e tashmë rikhehen sërish në garë.
Poll