Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Zi në MMA, ndahet nga jeta sportistja 18-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Zi në MMA, ndahet nga jeta sportistja 18-vjeçare

Sporti i MMA-së është në zi. Në moshën 18-vjeçare është ndarë nga jeta Victoria Lee. Adoleshentja premtuese në Artet Marciale të Përziera ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në një moshë shumë të re, teksa shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë akoma e ditur.

Vdekja e Victoria Lee (3 fitore, asnjë humbje), e cila ndodhi më 26 dhjetor, u konfirmua nga motra e saj, Angela: “Victoria ishte shpirti më i bukur që ka jetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë. Vajza më e mirë, mbesa më e mirë dhe tezja më e mire. Shumë na mungon motra e vogël. Më shumë se sa mund ta imagjinosh. Jemi të gjithë të dërrmuar. Sepse një copë jotja ishte në secilin prej nesh dhe kur u larguat, ato copa u grisën. Nuk do të jetë kurrë njësoj”.

“ONE Championship” e konfirmoi vdekjen e luftëtares së re: “Ekipi i ONE Championship është i shkatërruar nga vdekja tragjike e Victoria Lee. Ne u dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të saj në këtë moment të vështirë”.

Victoria Leee, e lindur në Hawai, kishte fituar dy medalje të arta radhazi (2019, 2020) në kampionatin botëror për të reja në peshën deri 57 kg.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga