Edon Zhegrova bëri hapin e karrierës sot. Lojtari i sulmit dardan firmosi një kontratë me Lille. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kosovari ka thënë fjalët e para si futbollist i kampionëve në fuqi të Francës. Ai u shpreh i lumtur për transferimin dhe premtoi se do bëjë më të mirën.
“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj.Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC Lille” – tha ai. Lille pagoi 7 milionë euro te Basel për shërbimet e tij.