Operacioni për të nxjerrë nga Kanali i Anglisë trupin e një personi i cili dyshohet se i përket Emiliano Sala do të nis sot.
Lajmi është pohuar nga hetuesit e aksidenteve ajrore, që pas qetësimit të detit do të përpiqen për të nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit të mbytur trupin e gjetur.
Kapiteni i anijes detare David Mearns, po udhëheq kërkimin dhe tha se ka pasur "një shans shumë më të madh" se familja e Sala do të marrë përgjigje për atë që ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit nëse bëhen matjet e duhura.
Avioni 'Piper Malibu' që mbante Emiliano Sala dhe pilotin e tij u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit dhe prej asaj dite nuk ka të dhëna të sakta për fatin e tij.
Sulmuesi po udhëtonte nga Franca drejt Britanisë për tu bashkuar me skuadrën e tij të re, Cardiff City.