Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Zhduken në rrethana misterioze në Kroaci, nuk dihet fati i 10 sportistëve afrikanë

Shkruar nga NEWSPORT
Zhduken në rrethana misterioze në Kroaci, nuk dihet fati i 10

Kampionati Botëror i hendbollit që po zhvillohet në Kroaci nuk ka shkuar aq mirë për një ekip. Policia kroate është në kërkim të 10 sportistëve që ushtrojnë këtë sport. Këta lojtarë nga Burundi janë zhdukur para ndeshjes së kampionatit botëror.

Departamenti i Policisë ku është bërë dhe denoncimi, Primorje-Gorski Kotar tha se po bëhen përpjekjet maksimale për të gjetur lojtarët dhe shkaqet e zhdukjes së tyre.

Bëhet me dije se të gjithë lojtarët e humbur janë të ditlindjes 2006. Ata kishin qëndruan në Rijekë, në qendrën studentore të këtij qyteti. Ata janë larguar nga aty të mërkuren dhe nuk ishin kthyer që atëherë.

Në një deklaratë nga policia kroate thuhet:

“Policia ka marrë njoftimin për mungesën e shtetasve burundianë që po merrnin pjesë në kampionatin botëror.

Të mërkurën rreth [15:30] ata u larguan në drejtim të paditur. Po ndërmerren masa dhe veprime për gjetjen e hendbollistëve të zhdukur dhe konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të zhdukjes së tyre.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga