Trofetë janë të rëndësishëm për një skuadër, sidomos kur ai mungon prej vitesh. Me një situatë të tillë po përballet dhe Interi.
Skuadra zikaltër është thuajse jashtë garës për titull në Seria A, teksa ka siguruar fazën e 1/8-ave në Kupën e Italisë dhe "lufton" në Europa League. E në të tilla kushte, drejtuesit zikaltër I kanë dhënë ultimatum trajnerit Luciano Spalletti. Sipas mediave italiane, presidenti Steven Zhang I ka kërkuar teknikut italian të paktën një trofe këtë sezon, ose në qershor I pret divorci.
Ultimatum që pritet të jap frytet e para që këtë javë, me Inter që përplas brirët për një ven në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë me Lazios. Se sa do e mbajë fjalën Spalletti na duhet vetëm të presim.