Në Zyrih të Zvicrës, është zhvilluar një mbrëmje Gala ku është zgjedhur nga FIFA lojtari më i mirë i vitit 2016. Të pranishëm kanë qenë personazhe të njohura nga bota e futbollit. Dy nga pjesëmarrësit ishin Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, të cilët nuk kanë votuar për njëri-tjetrin.
Ylli portugez ka zgjedh 3 shokë të skuadrës së tij si Bale, Modriç dhe Ramosin. Ndërsa Leo Messi ka përzgjedhur 3 lojtarë të Barcelonës si Suarez, Neymar dhe Iniesta.