Fiorentina po zhvillon një sezon mesatar, me ulje-ngritje. Pritej më shumë prej sulmesit anësor, Federico Chiesa, i cili në 12 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka assistuar 4 herë. Me ardhjen e Ribery, ”krahët” e ekipit të Fiorentinës janë ato cka bien më shumë në sy.
Sezonin e kaluar Chiesa ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira, duke e ndihmuar shumë ekipin e tij. Ajo cka trajneri Montella shikon se i mungon lojtarit është pikërisht depërtimi në zonë. Vlen të përmendet fakti se italiani po përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe është në kërkim të formës optimale. Vincenzo Montella po e vëzhgon me kujdes lojtarin në stervitje sepse është pikërisht ai që i duhet për pjesën e mbetur të sezonit. Chiesa e di mirë sesi funskionojnë gjërat në ekipin vjollcë dhe ka besim se do rikthehet në formë.
Fiorentina gjendet në vendin e 10-të me 16 pikë.