Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zërat për largimin e Granit XHAKËS, Mikel ARTETA “thyen” heshtjen: Nuk dua të flas për çështje të tilla

Shkruar nga NEWSPORT
Zërat për largimin e Granit XHAKËS, Mikel ARTETA

Zërat për largimin e Granit Xhakës nga “Emirates” sa vijnë e shtohet. Mediat e huaja prej ditësh raportojnë se mesfushori është larg planeve të Mikel Artetës për sezonin e ardhshëm. Në këto kushte një largim i tij në fund të sezonit duket mëse i mundshëm.

Në lidhje me këtë çështje ka folru vetë timonieri i “Topçinjve” i cili në deklaratën e dhënë nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Xhakës, ndërsa thekson se për momentin janë të fokusuar te ndeshja në kampionët ndaj Brighton.

“Unë jam i fokusuar vetëm te Brightoni. Nuk dua të përgjigjem për histori të tilla për Granitin. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe të gjithë kemi mendjen vetëm te ndeshja e radhës”, deklaroi Arteta.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, ndërsa në këtë sezon në 44 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga