
Jude Bellingham ditën e sotme është pezantuar në ambiente e “Santiago Berbeu”. Mesfushori ishte mjaft i emocionuar për aventurën e re që do të nisë në Spanjë. Ish-i i Dortmun ka firmosur me madrilenët një kontratë deri në vitin 2029, ndërsa do të përfitojë në sezon 11 milionë euro.
19-vjeçari gjithashtu ka zgjehur një numër me peshë për të mbajtur në fanelë. Pikërisht numrin që ka mbajtur Zinedine Zidanë, 5, me Bellingham që vihet në ndjekje të legjendës së “Los Blancos”.
“Babai im më tregoi për interesimin e Real Madridit vitin e kaluar, 12/15 muaj më parë… dhe më besoni, unë u shtanga dhe zemra ime u ndal pwr disa sekonda.
E kam ndjekur nga afër finalen që Real Madrid fitoi ndaj Liverpool në Champions. Ky ishte një faktor i madh që më bindi të marr këtë vendim. I jam bashkuar klubit më të madh në botë dhe kjo nuk ka të bëjë me paratë
Sigurisht që të gjithë miqtë e mi të kombëtares së Anglisë donin që unë të kthehesha në Premier League, ishte opsioni më i lehtë për mua në zonën e rehatisë…por thjesht nuk mund të refuzosh Real Madridin e madh", janë fjalët e para të Bellingham si lojtar i Realit.