
Trajneri I Juventusit, Maurizio Sarri ka bërë publike listën e lojtarëve që do të luajnë nesër ndaj Lokomotivës së Moskës në Champions League.
Tekniku nuk ka grumbulluar për këtë sfidë Matthijs de Ligt, duke e lënë jashtë, lojtarin që në merkaton e verës u ble për 75 milionë euro. 20 vjeçari ka një shqetësim në kavilje dhe nuk është dashur të rrezikohet më tepër.
Bardhezinjtë do të kërkojnë fitoren e radhës, por nuk do të jetë shumë e lehtë, sepse radhën e kaluar në Torino e provuan që realiteti ishte shumë ndryshe. Deri pak minuta para fundit ishin duke humbur, por më pas u deshën 2 golat e Paulo Dybala-s për të marrë 3 pikët.
Lojtarët e ftuar nga trajneri Maurizio Sarri:
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon
Mbrojtës: De Sciglio, Alex Sandro, Danilo, Bonuçi, Rugani, Demiral
Mesfushorë: Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Rabiot, Bentancur
Sulmues: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Higuain, Bernardeschi