“Goal.com” publikon formacionin më të mirë të vitit në Europë, duke përfshirë lojtarët që kanë bërë paraqitjet më të mira në kampionatet më elitare në kontinentin tonë.
Në 11-shen më të mirë të këtij sezoni, agjencia e njohur e lajmeve lë jashtë, Cristiano Ronaldon.
Në krahun e majtë të sulmit, në vendin e Ronaldos është pozicionuar Kylian Mbappe, talenti i Monacos që ‘çmedi’ Europën me paraqitjet e tij, edhe pse është vetëm 18 vjeç.
Chelsea dhe Monaco kanë nga dy futbollistë në këtë formacion, ndërsa me nga një futbollist përfaqësohen Bayern Munchen, Real Madrid, Bayern Munich, Arsenal, Barcelona, Juventus, Atletico dhe Atalanta.