Bayern tashmë prej 3 sezonesh ka zbuluar yllin e saj, Alphonso Davies që po performon në nivelet më të larta vit pas viti. Kanadezi erdhi tek Bayern për shifrën e 10 milionë eurove nga ekipi i Vancouver në Amerikë.
21 vjeçari ka arritur të regjistrojë rekord në vlerën e kartonit të tij, duke arritur në 70 milionë euro. Mbrojtësi i krahut i cili është pjesë e kombëtares së Kanadasë, ku për herë të parë do të jetë pjesë e një eventi si Kupa e Botës në Katar, ka vendosur të ndryshojë regullat e marketingut për imazhin e tij.
Së bashku me agjentin e tij kanë propozuar një marrëveshje federatës për të drejtat e imazhit që ato përdorin për lojtarët. Një gjë e tillë nuk është dëgjuar asnjëherë më parë, pasi lojtarët nuk kanë kërkuar të drejta imazhi. Agjenti i Davies, Nick Househ u shpreh: “Ne duam vetëm atë që është e drejtë”.
Propozimi ishte që lojtari duhet të marrë një përqindje nga e drejta e imazhit që përfaqësuesja e tij shfrytëzon duke nxjerrë përfitimi monetare, ku asgjë nuk shkon në xhepat e futbollistëve. Ky mund të jetë një ide e re për shumë yje të futbollit.
Aktualisht në dyaqet zyrtare të ekipit përfaqësues së Kanadasë, nuk mund të gjendet asnjë fanelë me emrin apo numrin e Davies. Sekretarja e kombëtares deklaroi që çdo gjë është drejt fundit dhe marrëveshja po arrihet, pasi është shikuar e arsyeshme nga të gjithë palët.