Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ylli i Tottenham tregon problemin e formës së tij: Prindërit shqetësohen shumë…

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i Tottenham tregon problemin e formës së tij: Prindërit

Ylli i Tottenham, Heung Min Son ka treguar për herë të parë shqetësimin e madh që vjen nga maska në fëtyrën e tij. Tottenham nuk po kalon një moment aspak të mirë gjatë javëve të fundit. Son me formën e tij jo shumë të mirë nuk ka dhënë kontributin maksimal.

Koreano jugori ka treguar se që pas operacionit në sy, maska i ka krijuar jo pak shqetësime. Në këtë sezon  Son ka arritur të realizojë 4 gola dhe 2 asist në Premier League, ndërkohë që ka realizuar dhe 2 gola në Champions.

Son shprehet duke thënë: “Sigurisht futbolli nuk është më i njëjtë prej kohës kur luaj me maskë. Vizioni është në rregull, por është pak shqetësuese kur më vjen topi pasi nuk e shoh pastër. Nuk është se më shqetëson pamasë, por nuk është diçka e mirë.

Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja pa maskë, por prindërit shqetësohen shumë dhe më duhet ta vendos atë. Në ndeshjen me Aston Villa-n isha shumë i acaruar pasi humba një top dhe e gjitha ndodhi për shkak të mungesës së shikimit nga maska. Por, nuk kam çfarë të bëj pasi edhe mjekët më thonë se duhet ende ta mbaj maskën".

Poll

Lexo gjithashtu