
Pasi realizoi një supergol ndaj Gillimgham, Bersant Celina i ka idetë e qartë: dëshiron të përballet me Manchester City-t dhe t'i eliminojë nga FA Cup.
Mesfushori I kombëtares kosovare shënoi një nga golat me të bukur në karrierën e tij fundjavën që lamë pas, teksa në prononcimin e tij për mediat shprehu dëshirën se në raundin e 1/8-ave të ndeshet me ish-skuadrën e tij.
"Personalisht do të ishte shumë mirë për mua që të luanim kundër tyre, në shtëpi apo në transfertë. Do të doja të shkoj dhe t'I mposht. Jam tifoz I Manchester Cityt dhe dua që t'I shikoj sa më lart të jetë e mundur, por nëse përballem me ta dua t'I eliminoj. Kjo do të thotë shumë, pasi unë jam një produkt I tyre, megjithatë unë dua t'I dëshmoj atyre se unë jam shumë I mirë dhe se ata kanë bërë një gabim duke më lëtë të shkoj."-tha fillimisht Celina.
I pyetur për mënyrën se si do e ndalin furinë e të besuarve të Pep Guardiolës, 22 vjeçari u përgjigj:
"Do të ishte një lojë shumë e vështirë, pasi do luanim futboll të ngjashëm. Unë mendoj se do të zbresim në fushën e blertë për t'I mposhtur, ashtu sikur ata."
Ndërkohë, Celina pohoi se ka ende kontakte me Manchester Cityn, ku nuk e përjashton një rikthim në "Etihad Stadium".
Jam ende në kontakt me ta. Shumë na lojtarët me të cilët luaja janë në huazim, por unë I mbaj ende kontaktet me ta. Ata janë të kënaqur me progresin tim. Ndonjëherë marr mesazhe nga njerëzit që punojnë atje. Të gjithë sytë janë drejtuar nga unë, dhe ata janë vërtetë të lumtur për mua. E vlerësoj.
Celina la Manchester City-n në verën e vitit 2018 për tu transferuar te Sëansea për një marrëveshje prej 3.8 milion paund.