
Riyad Mahrez është prezantuar si lojtari i ri i Al Ahlit. Klubi saudit ka prezantuar futbollistin e Manchester City-i. Pas Firminhos dhe Saint-Maxim, Mahrez është i radhës që i bashkohet skuadrës së Al Ahlit.
Ai ka firmosur një kontratë që e lidh për 3 vitet e ardhshme me klubin e Saudi Pro League. Gjithashtu ekziston edhe mundësia e rinovimit.
Ky transferim arrin shifrën e 40 milionë eurove, teksa kampionët e Anglisë kanë pranuar kalimin e tij në Al Ahli. Kujtojmë që sezonin e shkuar, ai ishte një nga futbollistët më të spikatur te skuadra e Manchester City-it.
Poll