Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali. Ylli i “Topçinjve” nuk ka nënshkruar akoma një kontratë me skuadrën e tij dhe sipas medieve të huaja ai do të largohej drejt Italisë. Në një intervistë për sajtin zyrtar, Sanchez deklaroi që ndihet mirë te Arsenal.
“Unë ndihem një lojtar shumë i rëndësishëm dhe bashkëlojtarët ma rikujtojnë çdo ditë. Mundohem që t’ua vërtetojë se jam lojtar i rëndësishëm, këtë e bëj ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Sanchez.
“Jam i lumtur dhe ndihem shumë mirë në këtë klub. Tifozët na mbështesin gjatë gjithë kohës dhe për këtë dua që t’i gëzojmë ata me një titull. Duhet të fitojmë Premierligën e ose Ligën e Kampionëve për ta”, përfundoi kiliani.