Ylber Ramadani realizoi hapin e madh në karrierë me transferimin drejt një prej 5 kampionateve elitare, Serie A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u ble nga skuadra e Lecce e cila pagoi plot 1.2 milionë euro në arkat e Aberdeen për kartonin e lojtarit.
Mesfushori 27-vjeçar ka arritur të impresionojë që në stërvitjet e para duke treguar një nivel të lartë loje. Në këtë mënyrë trajneri D’Aversa e ka projektuar menjëherë si titullar që në ndeshjen hapëse ndaj Lazios, mbrëmjen e sotme në orën 20:45 që do të luhet në stadiumin e shtëpisë.
Ish-lojtari i Partizanit do të marrë rolin e tij të preferuar, atë përpara mbrojtes ku do të diktojë lojën e skuadrës së tij dhe të shkatërrojë aksionet kundërshtare. Kundërshtar pritej të kishte bashkëlojtarin në Kombëtare, Elseid Hysajn, por mbrojtësi nuk është ende i gatshëm për shkak dëmtimi.
[caption id="attachment_703808" align="alignnone" width="634"] Formacionet e mundshme, Lecce - Lazio/ ©TMW[/caption]