
"Daily Mail" ka shkruar pak ditë më parë se për mesfushorin e Machester Cityt, Yaya Touré kanë ardhur oferta të majme nga Superliga kineze dhe se përfitimet do ishin stratosferike nëse ky i fundit do pranonte të largohej.
Së fundmi, sikurse shkruan "Tuttomercatoweb", 34-vjeçari i ka thënë jo ofertës së ardhur nga Kina, duke u justifikuar me faktin që kërkon të vazhdojë të luajë Premier League edhe për pak kohë dhe se për nuk është e rëndësishme shuma që i ofrohet po karriera futbollistike.
Yaya Touré nuk është në planet e Cityt, ndaj dhe në adresim të mesfushorit kanë nisur të vijnë ofertat e para, por që përgjigja e 34-vjeçarit për Kinën ka qenë "JO". /NEWSPORT.AL/
Poll