
Artan Mërgjyshi u shfaq i zhgënjyer para ndeshjes pas humbjes shokuese me Teutën. Më tepër se rezultati i thellë 0-3 ishte goditja psikologjike që pësoi skuadra.
Tekniku i Laçit nuk e ekzagjeroi humbjen e sotme duke thënë se ekipi ka potencialin të eci para. Për sa i përket kartonit të kuq që penalizoi kurbinasit që në fillim, Mërgjyshi theksoi se kjo mund të shmangej dhe me një të verdhë, pasi ishte fillimi i ndeshjes.
"Inferioriteti numerik na bëri të merrnim goditje psikologjike. Kartoni na ndëshkoi shumë. Pësuam gol nga shpërqëndrimi. U munduam të reagonim. Në momentin që po luanim, u ndëshkuam sërish.Më tej s'patëm energji dhe më vjen keq.
Nuk duhet ta bëjmë dramë. Gjërat kështu shkojnë. Episodet i kishim kundra. Kemi forca dhe energji. Na prishi punë dhe dëmtimi i Toros. Xhixha na dëmtoi. Po, ne kemi forca dhe besoj se do ta kalojmë këtë gjendje. Kemi pikët që i kemi marrë dhe jemi aty ku duhet.
Kam thënë që nuk merrem me gjyqtarët. Por në minutën e parë, kartoni i kuq falet dhe në botë. Më tepër se gabim i gjyqtarit është gabim i lojtarit. Mund të shmangej dhe me karton të verdhë", deklaroi Mërgjyshi për "Supesport".