Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi pas barazimit me Napolin: Ne meritonim fitoren, por kështu është Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi pas barazimit me Napolin: Ne meritonim fitoren, por kështu

Barcelona u ndal në barazim në transfertën përballë Napolit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Maradona”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi. Tekniku spanjoll shprehet i kënaqur nga ekipi i tij, madje shton se katalanasit merituan fitoren. Përsa i përket vendimit për t’u larguar, Xavi duket tepër i bindur dhe nuk ka kthim mbrapsht.

“Jam pak i trishtuar. Napoli u zgjua vetëm pasi ne shënuam golin e avantazhit, por kjo është Champions League. Nëse do të kishte një skuadër që e meritoi fitoren sonte, është padyshim Barcelona. Më pëlqeu shumë ekipi im sonte, duke filluar nga mbrojtja e deri në sulm.

Largimi im? Barcelona do të më mungojë shumë, por është një vendim i marrë që nuk kthehet më mbrapsht. Mendoj se ky është vendimi i duhur edhe për klubin”, është shprehur Xavi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga