
Martin Cilic dhe Matteo Berrettini i kanë dhënë lamtumirën Wimbledon në Londër, pasi kanë rezultuar me covid-19. Tenistët kroat dhe italian kanë qenë ndër pretendentët për në finale, me kompeticionin që humbet shumë nga gara dhe grinta në fushën me bar.
Në testimet e sotme, italiani ka dalë me covid duke e konfirmuar në rrjetet sociale.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa keq më vjen. Ëndrra ka mbaruar për këtë vit, por unë do të kthehem më i fortë se më parë”, tha Berrettini.
Në panik pas këtyre lajmeve janë edhe Djokovic e Nadal, që pak ditë më parë janë stërvitur me dyshen.
Poll