
Erblira Bici është nderuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me çmimin “Yjet e Sportit”. Asaj iu dorëzua kupa në ambientet e KOKSH, pasi më parë e kishte fituar këtë çmim por nuk ishte e pranishme.
Kujtojmë se ajo spikati në Itali me klubin e Romës, ku u shpall volejbollistja e vitit në Seria A. Erblira Bici është gjithashtu lojtare kyç në ekipin kombëtar të Shqipërisë.
Postimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar:
Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima kanë pritur sot në zyrat e KOKSH volejbollisten Erblira Bici,kapitene e ekipit Kombëtar të Volejbollit e cila luan edhe për Klubin e Romes,nga ku ka dale dhe sportistja më e mire e vitit në serine A, dhe me rezultatet më të larta të arritura për këtë vit në Sportin e Volejbollit.
Erblira Bici ka qënë edhe një nga sportistet e përzgjedhura në galan e zhvilluar nga KOKSH "Yjet e Sportit"por në pamundësi për të qënë pjese, kupen ja dorezoi sot Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli .
Të pranishem në pritjen e Kampiones ishin dhe ; Presidenti i Federatës së Volejbollit Z.Erlind Pëllumbi dhe Zv/President i Federatës së Volejbollit Z.Dashamir Brari.
Era Bici
Federata Shqiptare e Volejbollit
Erli Pellumbi
Gerti Shima