Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Volejboll/ Shqipëria "bie" në Bjellorusi, vajzat kuqezi mposhten nga Finlanda

Shkruar nga NEWSPORT
Volejboll/ Shqipëria "bie" në Bjellorusi, vajzat kuqezi

Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra është mposhtur sot nga Finlanda me rezultatin 3-0. Ky ishte takimi i dytë që këto dy skuadra zhvilluan mes tyre, të vlefshme për Ligën e Europës. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, Federata Shqiptare e Volejbollit bënte me dije:

"Kombëtarja e femrave në volejboll u mund sot pasdite 3-0 nga Finlanda në ndeshjen e dytë që këto skuadra zhvilluan mes tyre në Ligën e Europës, këtë herë në Minsk të Bjellorusisë. Pavarësisht rezultatit, në setin e dytë dhe të tretë kombëtarja kuqezi pati mundësi për të fituar. Në setin e dytë, gjithçka u vendos në pikët e fundit, pas barazimit 23-23 dhe në setin e tretë vajzat kuqezi udhëhiqnin deri në pikën e 20-të, por pa e mbyllur atë me fitore.

Kjo është humbja e dytë në Grupin A e kombëtares (ka edhe dy fitore), që edhe në Tiranë u mund po 3-0 nga Finlanda. Gjithsesi, paraqitja e kombëtares sot ishte e mirë dhe shpresat janë për një fitore në takimin e nesërm, ndaj Bjellorusisë. Forca kuqezi

Shqipëri – Finlandë, 0-3 (19-25, 23-25, 20-25)",përfundon njoftimi i FSHV-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga