
Pasi zhvilloi një kampionat fantastik sezonin e kaluar në Serie A2, duke qenë gjithashtu pika kyçe në ngjitjen e Romës në Serie A1, volejbollistja Erblira Bici vazhdon që të jetë një protagoniste absolute.
Edhe në ndeshjen e javës së parë të kampionatit në elitën e volejbollit italian, Bici ishte protagoniste në fitoren që Roma mori përballë Megabox Volley me rezultatin me se 2-3.
Në ndeshjen e parë të sezonit në serinë A1 në Pesaro, Era zhvilloi një lojë të jashtëzakonshme, me 22 pikë në total (19 sulme, 2 mure) me një efekt pozitiv të vazhdueshëm në çdo fazë të lojës.
Poll