
Kanë përfunduar takimet në Kampionatin Kombëtar të Volejbollit për femra, në Grupin A1 dhe A2. Rezultati surprizë për këtë javë, ka qenë humbja e Partizanit ndaj Mirditës në shtëpi me rezultatin 0-3. Ndërsa Teuta e Durrësit ka bindur në shtëpi ndaj Skënderbeut, duke fituar lehtë 3-0.
Ndërsa Tirana dhe Barleti do të ndeshen në datën 11 nëntor, për të mbyllur kështu javën e 6-të.
Rezultatet e Grupit A1 për javën e 6-të:
Vllaznia - Apolonia, 3-1 (25-22, 25-17, 21-25, 25-15)
Teuta - Skënderbeu, 3-0 (25-14, 25-23, 25-20)
Partizani - Mirdita, 0-3 (18-25, 12-25, 23-25)
Tirana - Barleti Volley, 11/11/2019
Volejboll Femra, Grupi A2, java e 5-të
Korabi - Elbasani, 0-3 (23-25, 18-25, 18-25)
Lushnja - Flamurtari, 3-0 (25-17, 25-12, 25-12)
Agroturizëm Huqi (pushim)