
Kompeticioni ndërkombëtar i "CEV CHALLENGE CUP" vendosi përballë Partizanin me Erzenin, në një duel tëtësisht shqiptar në ligën europiane të volejbollit për meshkuj. Ndeshja e zhvilluar në orën 17:50 pa Erzenin të fitojë bindshëm në të tri setet, duke kaluar në raundin pasardhës. Në "Feti Borova" të kryeqytetit pritej një ndeshje e fortë dhe e tillë ndodhi. Partizani vinte në këtë takim me pretendime të mëdha, në sajë ëdhe të investimeve të kryera.
Djemtë e Ylli Tomorri-t nuk ia dolën të fitonin, pasi përballë kishin një ekip kompetitiv si Erzeni. Shijakasit nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, duke kaluar në tri setet (20-25, 15-25 dhe 20-25) të kuqtë. Djemtë e Arben Sakos e nisën vrullshëm që në fillim, duke dominuar takimin. Erzenin e pret një duel "ferri" në raundin pasardhës, teksa ndeshen me italianët e Power Volley Milano.