Ky është sezoni i katërt i Ligës Amatore në volejboll, i cili tashmë ka mbërritur në fazën finale të tij.
Në 4 korrik, do të përcaktohet verdikti përfundimtar teksa në pallatin e sportit "Asllan Rusi" do të zhvillohen dy sfidat e fundit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije:
"Kampionati i 4-te i Liges Amatore ne volejboll ka mberritur ne fazen finale te tij. Te enjten, me date 4 korrik, ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne kryeqytet, do te zhvillohen 2 ndeshjet finale per Grupin A dhe B.
Ora 20.00 Sigal Uniqa - Raiffeisein Bank
Ora 21.00 Tring - Fani Tattoo
Duke i uruar suksese ekipeve finaliste ftojme te gjithe sportdashesit te mbeshtesin ekipet e tyre ne keto ndeshje finale".
