
Kombëtarja e volejbollit për meshkuj nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e radhës kundër Rumanisë. Në sfidën e zhvilluar te “Parku Olimpik” djemtë tanë janë mposhtur me rezultatin 3-1 me sete.
Federata Shqiptare e Volejbollit përmes një postimi në faqen zyrtare tregon setet e luajtura si dhe renditjen aktuale të kuqezinjve.
Prej disa ditësh, djemtë e volejbollit po tregojnë forcën e tyre në kuadër të eleminatoreve të EURO 2023. Skuadra jonë përfaqsuese mban vendin e katërt në Grupin G me vetëm 2 pikë të grumbulluara.
Poll