
Kampionati Kombëtar i volejbollit për meshkuj vijon të jetë interesant, me ekipet e mëdha që janë shumë afër njëra tjetrës me pikë. Partizani arriti të fitojë 1-3 kundër Vllaznisë (7-25, 25-19, 19-25, 18-25), në një ndeshje të barabartë mes të dyja skuadrave. Kështu kryeqytetasit rënditen në vendin e dytë me 25 pikë, katër më pak se kryesuesit e Erzenit. Detyrën bëri edhe Tirana që fitoi pastër 0-3 me Farkën (21-25, 21-25, 23-25).
Tashmë ata ''blindojnë'' vednin e tretë dhe kanë vetëm një pikë më pak se rivalët e kryeqytetit. Skënderbeu vijon të dhurojë paraqitje të mira dhe dinjitoze, pasi mposhti Elbasanin 3-0 (25-19,25-16, 25-14). Korçarët grumbullojnë 20 pikë dhe janë në rrugë të mbarë.
Poll