
Në Qazim Dervishi u luajt sot ndeshja e basketbollit për Ligën Unike mes Vllaznisë dhe Rahovecit. Skuadra kosovare fitoi 84-93, duke zhvilluar një lojë të mirë. Shkodranët hasën vështirësi në këtë sfidë, me dardanët që ishin dukshëm më lart.
Tashmë, Vllaznia duhet të harrojë këtë disfatë dhe të fokusohet në “beteja” të tjera.Në Ligën Unike konkurrenca është e madhe, teksa bëjnë pjesë skuadra si Tirana, Teuta, apo edhe Peja.
Rezultati:
Vllaznia 84-93 Rahoveci
Poll